BotaLajme

Tre kosovarë dogjën picerinë, me urdherin e shefit

090920Në një piceri në Wörgl të Austrisë kishte shpërthyer një zjarr më 2 shkurt të këtij viti. Kaq muaj pas zjarrit, tre kosovarë që ndodhen në bankat e të akuzuarve kanë pranuar se ata kanë qenë zjarrvënësit. Por, ata po ashtu kanë fajësuar shefin e picerisë, se ai i ka yshtur ata për ta bërë këtë veprim.

Ndërkohë shefi është arratisur dhe mendohet se mund të jetë duke qëndruar në Kosovë, shkruan orf.at.

Një grua e cila e ka udhëhequr restorantin, e mohon në mënyrë kategorike çdo përfshirje të saj në zjarrvënie. Ajo mendohet të ketë qenë dashnorja e shefit të lokalit. Kjo, përkundër faktit se ajo vetë, ashtu sikurse lokali, ka pasur disa borxhe, për çfarë në lokal ishin dukur shpesh të hynin e të dilnin ekzekutorët e borxheve, njofton albinfo.ch.

Kjo rrethanë kishte shtyrë prokurorinë që të padiste të katër vetat për zjarrvënie të qëllimtë, për të përfituar nga sigurimi i lokalit.

Pasi kanë pranuar veprën, tre meshkujt e akuzuar mund të presin dënime më të buta. Ndërsa mbetet të shihet sonte, në fund të seancës, nëse trupi gjykues do t`i besojë pohimeve të gruas se nuk ka qenë e përfshirë në zjarrvënie.

Duhet përmendur se, duke konsideruar se zjarrvënia ishte vepër e ekstremistëve të djathtë, një grup të huajsh dhe përkrahësish të tyre më 9 shkurt patën zhvilluar një protestë para lokalit të djegur.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close