BotaEkonomiaLajme

Ambsadori gjerman: Vizë pune vetëm me kualifikim të pranuar dhe kërkesë nga punëdhënësit gjermanë

Procedura e përshpejtuar për marrje të vizës së punës për Gjermani që e mundëson ligji i ri për imigrim të personave profesionist, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 marsi, është e mundur vetëm me kualifikim të pranuar nga shërbimet kompetente gjermane dhe oferta konkrete për vend pune nga punëdhënësit gjermanë.

Këtë e thekson ambasadori gjerman, Tomas Gerberih në video mesazhin deri te qytetarët e vendit, e cila ka për qëllim, siç thotë të japë disa sqarime lidhur me Ligjin për imigrim të personave profesionistë, i cili hyri në fuqi në Gjermani më 1 mars. Ai thekson se Ligji do ta rregullojë shpërnguljen në Gjermani të personave profesionistë të kualifikuar nga vendet jashtë BE-së.

“Konform ligjit, personat e kualifikuar profesionistë nuk janë vetëm persona me arsim të lartë të kryer por edhe persona profesionistë me arsim të mesëm profesionale.

Si hap i parë duhet të dëshmohet ky kualifikim para se të parashtrohet kërkesë dhe të pranohet nga shërbimet gjermane kompetente. Për kualifikim të pranuar profesional mund të shtrohet kërkesë për vizë, për të cilën ju nevojitet edhe ofertë konkrete për vend pune.

Që të mundet personat profesionistë të kenë dobi nga procedura e përshpejtuar, punëdhënësi i ardhshëm në Gjermani duhet të parashtrojë kërkesë adekuate. Kur e gjithë kjo do të deponohet, Ambasada do të japë vizë”, thotë ambasadori Gerberih.

Ai thekson se Ligji për imigrim të personave profesionistë nuk është ligj i përbërë special për vendet e Ballkanit Perëndimor, por vlen për mbarë botën. Ky ligj, gjithashtu thotë, nuk e zëvendëson “rregullativën e deritanishme të mirënjohur për Ballkanin Perëndimor”, e cila edhe më tej do të vazhdojë të ekzistojë.

Ambasadori gjerman sqaron edhe se qëllimi nuk është që të arrihet largimi i kuadrove të reja arsimore.

Më lejoni të sqaroj edhe në opinion: “Nuk duam të nxisim “ikje të trurit”, por të angazhohemi për krijim të tregut të qëndrueshëm të punës në vendet e Ballkanit Perëndimor. Do t’i mbështesim edhe ata që kthehen që të munden këtu ta bartin diturinë e fituar në Gjermani, thekson ambasadori Gerberih në video mesazhin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button