LajmeMaqedoniaPolitika

RDK-ja, subjekti i ri shqiptar në skenën politike maqedonase

Rufi Osmani promovoi sot partin e re në skemën politike të Maqedonisë Rilindjen Demokratike Kombëtare (RDK).

Tre shtyllat kryesore të saj janë rilindja dhe rimëkëmbja e dinjitetit të shqiptarëve, demokratizimi i vendit dhe avancimi i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve dhe etnive të tjera. Sipas nismëtarit Rufi Osmani raportet politike maqedonase-shqiptare janë shtylla aktuale edhe e perspektivës së vendit.
“Oferta jonë synon të realizoj aspiratën shqiptare për shtet-formim në Maqedoni ndërsa kjo aspiratë respekton shqetësimin e kombit maqedonas që vendi të mos ndahet në dy tërësi etnike territoriale, thënë më ndryshe oferta jonë politike mund të emërtohet si federalizim jo-territorial I vendit me mekanizma të demokracisë konsensuale dhe me decentralizim përmbajtjesor të pushtetit”, tha Rufi Osmani, nismëtar i RDK.
Sipas Omsanit zgjidhja optimale për çështjen e emrit me Greqinë është zbatimi i formulës slloveno-kroate si dhe imponimi nga faktori relevant ndërkombëtar. Për përmirësimin e klimës së komunikimit reciprok Athinë-Shkup,  sipas Osmanit, qeveria duhet të ndërpresë realizimin e projektit ‘Shkupi 2014’.
“Miratimi i kësaj formule do të mundësonte de-bllokimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE vendi në plan të jashtëm do të mbante referencën IRJM me çka plotësohet aspirate greke ndërsa në plani të brendshëm vendi do të mbante emrin kushtetues Republika e Maqedonisë me çka plotësohet aspirate e faktorit politik maqedonas”, u shpreh Rufi Osmani, nismëtar i RDK.
Osmani foli edhe për situatën aktuale në vend duke theksuar se për zgjedhjet e parakohshme nevojitet harmonizim i të gjitha çështjeve kontestuese mes subjekteve politike. Osmani paralajmëroi se në zgjedhjet e parakohshme, RDK-ja do të garojë e vetme. Megjithëse organet e partisë së tij janë në formim e sipër, Rufi Osmani garantoi se gjithçka do të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button