Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Tenton të hidhet nga ballkoni pas grindjes me prindërit

policiaNjë 25-vjeçare ka tentuar të hidhet nga banesa së saj në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Mësohet se shkak ka qenë një grindje me prindërit.

Menjëherë forcat e policisë së komisariatit numër 3, forcat RENEA dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, pasi janë lajmëruar nga babai i vajzës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos në kryeqytet, ku një vajzë rreth 25 vjeç ka hipur në dritaren e banesës së saj, në katin e gjashtë të një pallati dhe kërcënonte se do të hidhej prej andej.

Për mase 1 orë e gjysmë, efektivët e policisë kanë negociuar me vajzën duke e bindur që të tërhiqet nga akti i rëndë që do kryente. 25-vjeçarja Fatmira N. mësohet se e ka ndërmarrë aktin në një gjendje të rëndë emocionale.

Nuk dihen ende arsyet e sakta, të cila e çuan vajzën të ndërmerrte, këtë hap i cili do t`i kushtonte jetën, por policia është duke e marrë në pyetje vajzën për të zbardhur edhe motivet e ngjarjes, raporton KP.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Close