Interesante

Tepër e bukur për të qenë në këshillin komunal

Nina Siahkali MoradiNina Siahkali Moradi, e cila ka fituar në zgjedhjet për Këshillin komunal në qytetin iranian Qazvin, është diskualifikuar me arsyetimin se është tepër e bukur për të shërbyer në atë post.

27-vjeçarja, një studente e arkitekturës, ka fituar 10.000 vota në zgjedhjet e qershorit dhe në këtë mënyrë ka siguruar një vend në Këshillin komunal, mirëpo komisioni zgjedhor e ka diskualifikuar, duke qenë se “nuk përputhet me kodin islamik”.

“Nuk duam model për pista mode në Këshill”, ka thënë njëri zyrtar nga qyteti Qazvin.

Edhe pse në pllakatet gjatë fushatës, Moradi ka qenë me mbulesë, koalicionet e grupeve të ndryshme fetare në Iran i kanë etiketuar ato si “vulgare” dhe “anti-religjioze”.

“Votat e saj janë shpallur të pavlefshme për shkak të diskualifikimit. Ia kemi treguar arsyen pse është diskualifikuar”, ka thënë përfaqësuesi i Qazvinit në parlamentin iranian, Seyed Reza Hossaini.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button