LajmeMaqedoniaPolitika

Thaçi: Shqiptarë, votoni direkt VMRO-në dhe Zaevin, kështu e keni direkt pushtetin

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi për herë të parë pranon se shqiptarët më së miri është që të votojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë Nikolla Gruevskin apo Zoran Zaevin, që nënkupton VMRO-DPMNE-në ose partinë maqedonase në opozitë LSDM-në.

thaci

Thaçi këto komente i ka bërë në një debat televiziv të realizuar në radio televizionin 21. Thaçi vlerson se pushtetin apsolut e kanë partitë maqedonase, ndërsa ministrat shqiptarë qoftë të BDI-së apo të PDSH-së nuk kanë kurfarë pushteti, andaj ai apelon që të votohen në mënyrë direkte partitë maqedonase.

“Fundi i fundit po të jemi të guximshëm, nëse vazhdohet kështu nuk është në rregull për të votuar as për BDI-në as për PDSH-në, voto vëlla ose për VMRO-në ose për LSDM-në, direkt e ke pushtetin. E tha Alberti në formën më të butë, ndoshta nuk deshi të jetë i ashpër, pra unë kështu e kuptoj fjalinë në fillim të emisionit. Jo opcion qytetarë por opcion interesi Arben.

Shko ti lute ministrin e shqiptarëve dhe nuk ka në dorë asgjë, njësoj. Si ai i PDSH-së edhe ai i BDI-së. Shko vëlla voto për VMRO-DPMNE-në apo për LSDM-në, thuaj ati kryetarit të degës se unë ti bi 50 vota dhe u sos puna”, ka deklaruar Thaçi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button