InteresanteVIDEO

Thyejnë Rregullat dhe Sfidojnë vdekjen për disa foto ”Selfie” (VIDEO)

Ervin Punkar 17-vjeç bashkë me dy shokët e tij, Keivo Pint 19-vjeç dhe Juri Uluots 17-vjeç janë ngjitur në kullën e ndërtuar në vitin 1857 pa asnjë masë sigurie.

Djemtë kishin marrë me vete një GroPro dhe një shkop, në mënyrë që fotot të ngjanin më bukur. Pavarësisht se gabimi më i vogël mund t’ju kushtotne me jetë, djemtë nuk janë bërë aspak pishman për aventurën e tyre.

“Ne e morëm si një sfidë, e paramenduam se do të jetë shumë bukur dhe ashtu doli të ishte. Na është dashur një orë që të ngjitemi deri në maje, por ia vlejti. Ne kemi filmuar dhe duam t’u tregojmë të gjithëve sa bukur ishte”, është shprehur Ervin Punkar.

Ai ka shtuar se për asnjë moment nuk e kanë ndjerë rrezikun, ndërsa do të vazhdojë të ngjitet nëpër ndërtesa të larta. Sipas tij, ai e bën këtë gjë që nga mosha 14-vjeçare.
thyejne rreg per selfie

Show More

Related Articles

Back to top button