LajmeMaqedoniaPolitika

Do t’i zgjidhim fatet e familjeve dhe luftëtarëve

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në sheshin e qytetit në Kumanovë mbajti tubim parazgjedhor. Qytetarëve të pranishëm iu drejtua lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe bartësi i listës nga njësia e dytë zgjedhore, Orhan Ibrahimi. “PDSH-ja ka program i cila është mbi partitë politike, i cili do t’i zgjidh fatet e familjeve dhe luftëtarëve, program që ofron arsim cilësor për të rinjtë dhe e mundëson lirinë e popullit shqiptar”, tha Thaçi.
Ai u bëri thirrje banorëve në Kumanovë që të mos votojnë për ata, siç tha “që me falsifikim i kanë fituar të gjitha zgjedhjet dhe të cilët dhjetë vjet e gënjejnë popullin”.
“Më 5 qershor duhet t’i dënoni dhe ta ndërroni pozicionin e popullit shqiptar, nga i cili përmes tatimeve merren miliarda euro, e nuk kthehen vetëm 1 deri në 2 për qind”, shtoi kryetari i PDSH-së.
Bartësi i listës nga njësia e dytë zgjedhore Ibrahimi vlerësoi se shqiptarët nga rajoni i Likovës dhe Kumanovës janë gjithnjë e më të varfër dhe se gjendjen e këtillë do ta ndryshojë PDSH-në.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close