ArsimiLajme

Maqedonishtja do te mësohet prej klasës së parë

Vendimi për mësimin e gjuhës maqedonase që nga klasa e parë, edhe pse u anulua nga Gjykata kushtetuese, institucionet të cilat e formuluan këtë ligj tentojnë në heshtje që t’i bindin shqiptarët që fëmijët e tyre duhet të mësojnë gjuhën maqedonase më herët se në klasën e tretë. Sipas kryetarit të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë të Kumanovës, Etem Xheladini, kjo iniciativë gjithmonë ka qenë prezent dhe do të vazhdon të jetë. “Edhe pse shqiptarët nuk respektuan vendimin për mësimin e maqedonishtes, institucionet të cilat e formuluan ketë vendim vazhdojnë të tentojnë që t’i bindin prindërit nëpër mbledhje shkollore, pasi që tani me vendimin e ri prindërit zgjedhin se kur fëmija i tyre do ta mësojë maqedonishten”, tha Xheladini. Ai shtoi se me shumë vështirësi sa i përket këtij vendimi do të ballafaqohen nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë të  shkollave që drejtohen nga maqedonasit, pasi që atyre edhe mund të ju imponohet mësimi i maqedonishtes më herët sesa që është paraparë me ligj për arsimin nëntëvjeçar fillor. “Me mbledhje të ndryshme, drejtorët maqedonas do të mundohen që t’i bindin prindërit se mësimi i gjuhë maqedonase është për të mirën e fëmijëve të tyre, ashtu siç edhe thoshin përgjegjësit të cilët sollën këtë vendim. Vështirësi do të kenë ata nxënës shqiptarë që janë me numër më pak se maqedonasit në shkolla fillore, por ne do t’i mbështesim ata dhe nuk do të lejojmë që të ju bëhet ndonjë padrejtësi sa i përket maqedonishtes”, theksoi Xheladni. Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), për mësimin e gjuhës maqedonase që nga klasa e parë përveç që u vlerësua si i pa bazë, i cili nuk përputhej me ligjin, ai gjithashtu ka mangësinë në kuadrin arsimor, si dhe u bojkotua nga gjithë nxënësit shqiptarë. Ndërkaq në fillim të këtij viti shkollor, Qeveria miratoi strategjinë të arsimit të integruar, i cili parasheh që fëmijët shqiptarë gjuhën maqedonase të mund ta mësojnë në klasën e parë, të dytë apo të tretë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close