BotaKronika e ZezeLajmeVIDEO

Trazira të reja në Turqi (Video)

Ka nisur një valë e re e protestave antiqeveritare në Turqi. Trazirat kanë shpërthyer në gjithë vendin, pasi para disa ditësh u vra një protestues 22 vjeçar.

Zemërimi i popullatës ka të bëjë me faktin se policia turke ka gënjyer për shkakun e vdekjes së tij, se gjoja ka rënë nga ndërtesa nga e cila protestuesit hidhnin gurë drejtë policisë. Por, raporti i autopsisë ka vërtetuar se ky rrëfim “nuk pi ujë”, meqë në trupin e tij nuk kishte thyerje që do të ndodhnin nga rënia e tillë. Ai kishte vdekur si pasojë e goditjeve në kokë. Dëshmitarët okularë pohojnë se në kokën e tij ka rënë kanoçja e gazit lotsjellës të policisë.

Mijëra protestues dolën përsëri në rrugë në qytetet më të mëdha: Ankara, Stamboll, Izmir… Zemërimi i tyre ka nisur në maj të këtij viti, kur si shkak i protestave antiqeveritare ishte shkatërrimi Gezi Parkut në Stamboll, ndërsa reagimi i policisë vetëm se hodhi “vaj në zjarr”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button