Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Tre shtetas të Maqedonisë kanë humbur jetë në Kroaci

Tre shtetas të Maqedonisë  kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, që ka ndodhur herët në mëngjes në orën 4 e 30 minuta në autostradën Zagreb-Lipovac afër vendit Nova Gradishka.

Personat e vdekur, njoftuan mediat kroate, janë të moshës 32, 35 dhe 49 vjeçare. Lëndime të rrezikshme për jetën mori edhe shoferi 40-vjeç, i cili është shtetas kroat me origjinë nga Maqedonia. Ai është mbajtur për kurim në Sllavonski Brod. Është lënduar edhe bashkëudhëtari 27-vjeçar, shtetas i Maqedonisë.

Supozohet se fatkeqësia ka ndodhur për shkak të lodhjes së shoferit sepse automobili i tipit “Tojota” me targa të Sllovenisë, të cilin e ka drejtuar ka dalë nga rruga. Policia kumtoi se shtetasit e Maqedonesë kanë qenë me punë të përkohshme në Slloveni, ndërsa kanë udhëtuar për në Maqedoni që të jenë të pranishëm në një varrim.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close