LajmeMaqedonia

Udhëtarët ngrijnë duke pritur në kufij

Reshjet e dëborës gjatë kësaj fundjave që kaloi sërish bllokuan dhe vështirësuan qarkullimin e automjeteve në vend. Qytetarët përveç rrugëve të mbuluara me borë shprehin pakënaqësi edhe për shkak të radhëve të gjatë që duhet të presin për të kaluar kufirin e Maqedonisë.

Kolonë e madhe e automjeteve vërehet vetëm në anën e automjeteve që presin të hynë në Maqedoni, ku udhëtarët presin nga dy orë. “Është shumë kohë e keqe, temperaturat janë shumë të ulëta dhe e fundit që na nevojitet është të presim kaq gjatë kë kufi. Ky është maltretim”, tha Arben B., udhëtar i cili priste radhë në kufi për të hyrë në Maqedoni. Ata nuk e dinë se ku qëndron problemi, se pse ka kaq shumë tollovi në kufirin e Maqedonisë, kurse në atë të Kosovës jo. “Kufirin e Kosovës e kaluam menjëherë kurse ngecëm në këtë të Maqedonisë, nuk e dimë se çka është problemi. Është shumë ftohtë kurë në ngrijmë duke pritur këtu”, tha Shpresa S., udhëtare. Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për rënie të sistemit, por kushtet atmosferike dhe fluksi i udhëtarëve për në Maqedoni kanë krijuar tollovi në pikën kufitare Bllacë. “Nuk ka rënie të sistemit por pasi që kaloi fundjava, në pikat kufitare kryesisht krijohet fluks i banorëve të cilët kthehen në Maqedoni pasi që kanë kaluar vikendin jashtë vendit”, tha Borçe Peshevski, zëdhënës i MPB-së. Ai shtoi se kolonat nuk janë prezentë tërë kohën, por vetëm në disa periudha kohore ku udhëtarët udhëtojnë më së shpeshti.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close