LajmeMaqedoniaPolitika

Emri, pengesa më e madhe e Maqedonisë

Kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet domosdoshmërish të zgjidhet, pasi ajo është pengesa më e madhe dhe e vetme që Maqedonia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE), deklaroi ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Alen Bergant, në intervistën e përjavshme për “Radio Evropën e Lirë”.

Ai shpreh optimizmin e tij se të dyja palët në kontest do të mund të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, e cila, nuk do të ishte në dëm të kulturës, identitetit dhe popullit maqedonas. Bergant ka siguruar se Sllovenia do të vazhdojë me mbështetjen për Maqedoninë, e cila në momentin kur do të anëtarësohej në BE, do të bëhet pjesë e “lobit të ish-shteteve të Jugosllavisë brenda BE-së”. “Kur një herë Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, do të ulemi në një tryezë të përbashkët, do të kemi mbështetje edhe më të fortë për Maqedoninë, si një nga ish shtetet e Jugosllavisë, ku së bashku kemi jetuar, sepse edhe brenda BE-së ekzistojnë grupime. Prandaj, mendoj se në të ardhmen do të jemi lobi shumë e fuqishme e përbërë nga shtetet e ish Jugosllavisë”, është shprehur Bergant. Duke komentuar Raport progresin e Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë, Bergant ka përsëritur ngecjet e vendit në disa segmente të përmbushjes së reformave, ndërsa ka vënë në pah edhe problemin e papunësisë dhe mungesës së investimeve të huaja.
Të premten e kaluar përfundoi Samiti i shteteve të BE-së, ku Maqedonisë nuk iu dha data e negociatave për anëtarësim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button