VIP

Vali Corleone, absolut i pa përmbajtshëm! (Video)

Valentino Corleone. Sigurisht, e njihni këtë emër shumë mirë. Superylli shqiptar nga Gjilani, i cili është bërë i famshëm për mënyrën e jetës dhe lidhjet e shumta, ka goditur përsëri, kësaj radhe në emisionin Zonë e Lirë.

Vali është paraqitur në Klan gjatë mbrëmjes të së premtës, ku arriti kulmin e shikueshmërisë, e cila do të jetë e pa përsëritshme për një kohë të gjatë.

Kjo për arsye se pohimet që Vali bëri në emisionin e Arian Çanit ishin sa skandaloze aq edhe të drejtpërdrejta dhe të fuqishme.

“E kam telefonuar Tunën dhe kam kërkuar të dal me të. Ajo u ankua pse e kam thirrur natën vonë dhe më tha të mos e shqetësoj. Sidoqoftë, unë i thash se nëse dua ngjitem në skenë, e kap për flokë dhe bëj seks me të”, theksoi Vali gjatë bisedës me Çanin, i shoqëruar prapa tij dhe nga dy prej 29 trurprojeve të tij.

Pos tjerash, Vali konfirmoi se edhe ka luftuar në radhët e UÇPMB-së, ndërsa nuk munguan as detajet tjera për të cilat ai foli me sharmin e tij mbi pasurinë, jetën luksoze dhe lidhjet me femrat.

Për më shumë, shikojeni videon më poshtë:

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button