VIP

Vazhdimi i dytë i filmit “Twins”

Mediat amerikane raportojnë se ekziston mundësia që të xhirohet vazhdimi i filmit “Twins” me Arnold Schwarzeneggerin dhe Danny DeViton në rolet kryesore.

Sipas Huffington Post, regjisori i këtij filmi planifikon ta angazhojë edhe komikun Eddie Murphy.

Schwarzenegger dhe DeVito do të luanin sërish binjakët me dukje dhe karakter tërësisht ndryshe nga njëri-tjetri, ndërsa Murphy do të paraqitet së vëllai i tretë.

Komedia “Twins” filloi shfaqjen nëpër kinematë amerikane në dhjetor të vitit 1988, ndërsa përfitoi rreth 216 milionë dollarë anembanë botës, derisa për xhirimin e filmit ishin shpenzuar 15 milionë dollarë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button