Shendetesi

Vera e kuqe kundër kariesit

Një gotë e verës së kuqe mund t’i rrallojë vizitat te stomatologu. Një hulumtim italian ka treguar se efekti është i njëjtë, si kur lahen dhëmbët menjëherë pas ushqimit, si kur pas ushqimit pihet një gotë verë.

Është e njohur se si një gotë verë e kuqe në ditë, ka veçori shëruese. Para së gjithash, ndikon në humor të mirë, çliron, “e përmirëson” pasqyrën e gjakut, mirëpo krahas të gjitha këtyre vetive, adhuruesit e verës do t’i gëzojë edhe një veçori e rëndësishme: vera i ruan dhëmbët.

Ç’është e drejta, studiuesit italianë thonë se një gotë verë e kuqe në ditë, i ruan dhëmbët nga sulmi i baktereve në brendi të gojës. Hulumtimi ka treguar se efekti është i njëjtë, si kur lahen dhëmbët menjëherë pas ushqimit, si kur pas ushqimit pihet një gotë verë.

Mund të përfundojmë se një gotë e verës së kuqe mund t’i rrallojë vizitat te stomatologu.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close