KosovaLajmePolitika

Veriu kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës!

veriuPrej dje, të paktën zyrtarisht, nuk ka më polici serbe në veri të Kosovës. Është mbyllur stacioni policor në Leposaviq, kurse policët janë vënë në dispozicion të MUP-it të Serbisë. Kurse kryetarja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Ksenija Bozovic, i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të vendos rend dhe ligj në veri për shkak të eskalimit të dhunës në atë pjesë.

Pas shpërbërjes së njësiteve të MUP-it serb në veri, disa prej këtyre policëve do të pensionohen, disa do të kalojnë në Policinë e Kosovës, kurse pjesa e mbetur do të sistemohet në policinë serbe. Fat të njëjtë brenda dy-tri ditësh do të kenë edhe policët serbë në Zveçan, veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok.

Siç transmeton “Vesti”, serbët, përkrahës marrëveshjes së Brukselit po i nxisin bashkëkombësit e tyre që të futen në Komisionin Zgjedhor të Kosovës.

Njëkohësisht me mbylljen e stacionit policor në Leposaviq dhe me fillimin e eliminimit të strukturave serbe të sigurisë në veri të Kosovës, që është kushti kryesor i Serbisë për marrjen e datës për negociata me BE-në, kryetarja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Ksenija Bozovic, i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të vendos rend dhe ligj në veri, për shkak të eskalimit të dhunës në atë pjesë .

“Kërkojmë reagim të shpejtë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, që të kryejnë punën e tyre në përputhje me mandatin që e kanë marrë”, thuhet në kumtesën e Ksenija Bozovicit.

Serbët nga veriu akuzojnë Beogradin për asgjësimin e strukturave ilegale, duke thënë se atë që nuk munden ta bëjnë institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare në veri, e bënë Dacici dhe Vucici.

Ndërkohë, sipas “Vesti”, serbët e veriut sërish do të dëshironin të ndodhë një intervenim i njësitit special të Policisë së Kosovës, sepse kjo do t’i bashkonte ata sërish, por shumica prej tyre besojnë se Thaçi nuk do ta përsëris gabimin e para dy viteve dhe se “tërë punën do ta kryejë vetë Beogradi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button