VIP

Vesa Luma e dashuruar

Vesa Luma, këngëtarja që korri sukses më këngën “Vetëm” tek “Kënga Magjike”, rrëfehet se është e dashuruar, por pa rrëfyer emrin e të dashurit të saj. “Nuk më duket e drejtë të zbuloj gjithçka nga jeta private, por nuk do të jem shumë hermetike, vlen të theksoj se jam e dashuruar”, shprehet këngëtarja në një intervistë për “Kosova Sot”. Më pas e pyetur rreth këngës me të cilën u rendit e gjashta tek “Kënga Magjike”, Vesa shprehet se ndjehet e kënaqur për trofenë e marrë, sipas saj, finalistët ishin shumë të fortë dhe kënga që fitoi cmimin e madh, ishte e duhura. Por, për Vesën kënga nuk ka nota erotike, edhe pse është perceptuar kështu nga shumë dëgjues. “Notat në të, unë më shumë do t’i cilësoja si rënkime dhimbjesh për njeriun që nuk e kam afër dhe në vend të tij nuk mbetet asgjë pos të dashuroj vetminë, apo kujtimin për të. Dikush edhe mund ta cilësojë si të tillë, por nuk ka fare të bëjë me erotizmin, ata që vërtet e kanë kuptuar tekstin e dinë që e tëra me çfarë ka të bëjë është dhimbja”, thotë Vesa duke shtuar se kënga e krijuar nga Pirrro Cako për të do të mbahet medn gjatë për revolucionin në muzikë që solli.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close