Pas disa tërmeteve të cilat kanë goditur Kosovën ditët e fundit, një tjetër dridhje toke është regjistruar në vend rreth orës 02:34.
Sipas të dhënave të para të Qendrës Sezmiologjike Evropiane fuqia e tërmetit ka arritur shkallën 4.5 ballë të Merkalit.
Bëhet e ditur epiqendra ka qenë afër Kumanovës, në Maqedoni.
Ndryshe, tërmeti është ndier fuqishëm në disa qytete, duke përfshirë edhe Prishtinën, ndërkaq nuk raportohet për viktima në njerëz apo dëme materiale.