LajmeMaqedonia

Vrasja në Gostivar, avokati konfirmon uljen e dënimit për policin vrasës

Gjykata Supreme ka zbutur dënimin e policit maqedonas i Joakim Trifunovski i cili vrau dy shqiptarë nga Gostivari në vitin 2012. Lajmin e konfirmoi avokati i familjes së dëmtuar shqiptare Vullnet Paçuku. Trifunovski ishte dënuar me burg të përjetshëm por tani ai do to vuajë vetëm 20 vjet nga dënimi.

jakim-trifunovski

Më 28 shkurt të vitit 2012, polici Trifunovski vrau me armën zyrtare dy të rinjët shqiptar Besnik Shehapi dhe Imran Mehmedi, pas një zënke banale për vendparkim.

Kjo ngjarje shkaktoi paknaqësi dhe reagimet të ashpra të popullatës shqiptare në Maqedoni që u manifestuan edhe me protesta masive në Gostivar.

Kjo ngjarje zuri vend edhe në bombat e opozitës ku ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ish zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski dëgjohen teksa thurrin plane dhe për udhëzime ndaj televizoneve maqedonase që duhet të dalin në mbrojtje të policit maqedonas me kronikat e tyre.
Kronikat duhej të përgatiteshin në aspektin emocial duke theksuar tramuat e vajzës së policit e cila gjoja nuk mund të shkojë më në shkollë. Jankullovska dhe Kotevski në një rast dëgjohen teksa qeshin dhe komentojnë se fatin e dy shqiptarëve të vrarë duhet ta kenë edhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë.

Bomba 32-të e opozitës

Ivo Kotevski: Ky polici të paraqitet si për shembull Joakimi ka qenë një baba i ndjeshëm dhe i kujdesshëm, ka pasur vetëkontroll.

Gordana Jankullovska: Vajza qan çdo ditë, nuk mundeshkan ta qetësojnë…Iu kthyeshkan fotografitë.

Ivo Kotevski: Ashtu, ashtu, dramë…

Gordana Jankullovska: Ndonjë psikiatër, diçka të tillë…Ne do bëjmë film me Anxhelina Xholin.

Ivo Kotevski: Na ka ngelë vetëm të përfitojmë nga një polic i cili ka vrarë dy persona.

Gordana Jankullovska: Jo vetëm që nuk duam të humbim por duam edhe të pëfitojmë.

Ivo Kotevski: Po, edhe atë prej dy të vrarëve…

Ivo Kotevski: Reagimi i parë i maqedonasve është se ashtu duhet me këta, le të mendohen herën tjetër se çfarë bëjnë…këto njihen si njerëz të egër, ua ****. Le të jetë hera e fundit, tentoni edhe një herë tjetër do ju vrasim edhe dy tjerë.

Gordana Jankullovska: Kështu duket shumë egër, pajtohem.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close