Kronika e ZezeLajme

“Xhelozia” përfundon me plumb!

Grindjet e pafund të xhelozisë mes një emigranti shqiptar dhe një të moshuari italian, 72 vjeçar, kanë përfunduar në sulm me armë dhe plagosje. Bëhet fjalë për ngjarjen që ka tronditur qytetin e Padovas, ku i moshuari italian Paolo Meneghetti, ka plagosur me armë të riun shqiptar 33-vjeçar, Dritan Çaushi.

Agresori e ka argumentuar sulmin e tij para karabinierëve, me një reagim ndaj sulmeve dhe skenave të xhelozisë, që sipas tij, i bëheshin vazhdimisht nga ana e shqiptarit të lënduar. Madje, ai ka pohuar se shpesh ai e ka zënë edhe me shkelma dhe grushte, çka e ka detyruar italianin që “të marrë hak” për dinjitetin e cenuar.

Opinioni publik italian ka reaguar ndaj kësaj ngjarje, duke e cilësuar si “legjitim” aktin e 72-vjeçarit ndaj të riut shqiptar, e fejuara e të cilit punonte si kujdestare tek shtëpia e italianit, raporton Noa.

Derisa policia ende nuk ka dhënë një reagim të saj zyrtar ndaj këtij akti agresiv, mediat italiane thonë se ka dy elemente që janë në disfavor të italianit: i pari ka të bëjë me faktin se pasi qëlloi shqiptarin, ai nuk i thirri karabinierët për të denoncuar aktin e kryer. Kurse, i dyti, ka të bëjë me faktin se ndërsa karabinierët e kanë kapur, në momentin e parë ai i kishte zëvendësuar fishekët e armës, ndërsa të përdorurit i kishte futur në dollap.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button