BotaLajme

Zhduket dëshmitari i vrasjes së Osamas

Menjëherë pas aksionit amerikan në të cilën u vra Osama bin Laden, në mënyrë misterioze është zhdukur Shamraiz Kan, fqinji i parë i bin Ladenit në Abotabadu. Ky fakt ka rezultuar me frikë në mesin e banorëve lokalë, të cilët tani refuzojnë të flasin me gazetarë vendas dhe të huaj.
Shamraiz Kan, një bujk i varfër 50-vjeçar, ishte fqinji i parë i Osama bin Laden dhe dëshmitar i vetëm i aksionit në të cilën u vra udhëheqësi më i kërkuar terrorist në botë. Familja e tij ka raportuar për zhdukjen. Herën e fundit ai është parë rreth orës pesë në mëngjesin e së hënës.
Kan kishte dal nga shtëpia në mbrëmjen në mes të së dielës dhe së hënës, pasi dëgjoi zhurmën e helikopterëve. Kur i kishte parë forcat amerikane, ai ishte kthyer në shtëpi.
Djali i Shamraz, Kasim Kan ka thënë për mediat lokale se babai i tij e kishte thirrur të hënën në mëngjes në telefon dhe i kishte thënë se e kishin marrë disa persona civilë, ndërkohë i kishte thënë të mos brengosej, raporton thenews.com.
Sipas burimeve tjera, babai i të zhdukurit, Muhamed Kasim Kan kishte thënë se atë e kishin marrë ushtria pakistaneze.
Ushtria pakistaneze, po ashtu edhe ajo amerikane, ende nuk janë deklaruar rreth këtij rasti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button