FutbollSport

Cristiano Ronaldo: Së shpejti do të rinovoj me Realin

Cristiano RonaldoSuperylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka bërë të ditur se ai nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë verës dhe se ai do të nënshkruajë rinovimin e kontratës së tij me klubin mbretëror.

Ronalo ka shprehur besimin se shumë shpejt do të finalizohen bisedimet dhe se ai do të rinovojë kontratën, për të shmangur kështu interesimin multimilionësh të PSG-së për të.

“Unë e di se do të arrijmë së shpejti një marrëveshje. Po ndihem mirë. Jam i qetë dhe nuk po brengosem për këtë”, theksoi Ronaldo për Reuters pas fitores ndaj Rusisë të premtën mbrëma.

Ronaldo kaloi te Reali në vitin 2009 dhe është shndërruar në lojtarin kryesor të klubit mbretëror.

Cristiano ka shënuar 55 gola në 55 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Real Madridin.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close