FutbollSport

13 vjeçari Donart Sadiku nga Gostivari, drejt fushës së Real Madridit në Spanjë

Donart Sadiku,13 vjeçari nga Gostivari këto ditë po shfaq talentin e tij në futboll para trajnerëve të Akademisë së Real Madridit në Spanjë.

Pas suksesit të treguar në kampuset futbollistike që Klubi i Real Madridit kishte organizuar në Vendin tonë 13 vjeçari Donart Sadiku nga Gostivari përzgjidhet si talenti më i mirë nga Maqedonia e Veriut për të marë pjesë në Real Madrid Foundation Campus Experience në Madrid nga ku përzgjidhen fudbollistët e ardhshëm të Klubit më të suksesshëm në botë CF Real Madrid.

Donarti si më i dalluari në fushë, shkathtësia dhe talenti sportiv i tij, nga trajnerët, kontrolluesit profesional, të Real Madridit zgjidhet emër ndër më të dalluarit, si posedues i topit në fushë, me pasime të sakta në mesfushë dhe si sulmues i shkëlqyer.

Sadiku ka lindur në fshatin Sërmnovë, ky i ri 13 vjeçar shkëlqen në KF “Gostivari“, në ekipin e gjeneratës 2005. Këto vite Donarti vlerësohet lartë nga trajnerët e KF “Gostivari“ si golashënuesi më i mirë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close