Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Mendoi se ishin hajdutë, 59 vjeçari plagos dy të rinj

Gjatë mesnatës së lënë pas, është arrestuar në flagrancë një person i cili akuzohet se ka plagosur dy të tjerë me armë gjahu.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës konfirmojnë se i ndaluari është Gëzim Hysa, i moshës 59 vjeçare, lindur dhe banues në Memaliaj të Tepelenës.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, pak para mesnatës ka qëlluar me një armë gjahu, çifte, dy adoleshentë nga qyteti Memaliaj, L.M, 18 vjeç dhe E.L, 17 vjeç, duke u shkaktuar të rinjve plagë në trupin e tyre.

Mësohet gjithashtu se dy adoleshentët pasi kishin parë një ndeshje sporti në një lokal ishin nisur në drejtim të banesave të tyre dhe në momentin që kanë kaluar afër banesës së shtetasit Gëzim Hysa , ky i fundit ka kujtuar se ishin hajdutë dhe ka nxjerrë çiften duke qëlluar në drejtim të tyre.

Dy adoleshentët e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çiftja, të cilën Hysa e mbante pa leje, ndërsa tani ai do të përballet me akuzat e “Plagosjes së lehtë me dashje” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut dhe sportive”.

Ndërkaq të njëjtat burime policore bëjnë me dije se Hysa edhe më parë ishte dënuar për vjedhje.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button