VIP

Agnesa Vuthaj: Kur nuk kam të dashur jam më e suksesshme

Suksesi në karrierën e saj, po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë, aq sa mund të thuhet se i ka prirë fati.

Por Agnesa Vuthaj këmbëngul se puna dhe vullneti për të ecur përpara bënë që modelja e njohur të arrijë deri këtu. Ajo tani e ndien veten më mirë se kurrë, pasi nuk është thjeshtë një modele por tani po merret edhe me organizime të spektakleve të bukurisë.

Për disa vjet me radhë ajo ka organizuar edhe spektaklin “Miss Kosova” ku ka pasur mjaftë sukses. Gjithë këtë sukses ajo mendon se po e arrin edhe falë të qenit beqare, sepse siç thotë edhe ajo vet më mirë e arrin suksesin vetëm, se sa sikur të ish-te e lidhur me dikë. “Të qenit singël ka bërë që unë të jetoj jetën ashtu siç dëshiroj, duke iu përkushtuar maksimalisht karrierës dhe famil-jes e duke mos më penguar askush.

Realisht kam mjaftë kohë për t’u marrë me profesionin tim dhe sikur të isha e lidhur me dikë, be-soj nuk do të kisha mundur t’i arr-ijë këto që i kam arritur deri më tani, në fushën e modelimit”, ka thënë ajo dje për “Zëri”.

Përveç modelimit, të cilin e konsideron si hobi, Agnesa është e dhënë edhe pas udhëtimeve, ajo deri tani ka vizituar shumë vende të botës dhe deri në fundvit planifikon të viz-itojë edhe disa vende të cilat nuk i ka parë deri më tani. “Jam e dhënë pas udhëtimeve, në realitet deri më tani kam vizituar shumë vende të botës.

Tani në fundvit planifikoj të vizitoj edhe ndonjë ishull në ndonjë vend të largët”, shton ajo. Në këto udhëtime Agnesa zakon-isht është e shoqëruar me familjen apo me ndonjë shoqe. “Meqë nuk kam të dashur, natyrisht që në udhëtime gjithnjë jam e shoqëru-ar qoftë me familjen time apo me ndonjë shoqe”, thekson ajo.

Ndërsa sa i përket angazhimeve në fush-ën e modelimit, Agnesa ka bërë të ditur se është duke punuar mbi disa projekte të reja, të cilat do t’i publikojë në momentin e duhur.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close