BotaKronika e ZezeLajmeMaqedonia

Aksident në Itali, humb jetën 19 vjeçari nga Gostivari (FOTO)

aksidenti itali19 vjeçari Alil Avdiu nga qyteti i Gostivarit ka ngelur i vdekur në një aksident automobilistik të ndodhur në orët e mëngjesit në Itali.

Bashkë me djalin ka vdekur edhe një rumune 15 vjeçare, ndërkohë Jesi, një 20 vjeçare nga Italia lufton me vdekjen.

Të rinjët kishin dalur të shëtisnin me veturën Fiat Punto e cila ishte pronë e nënës të Alilit tani më të vdekur. Në një moment vetura ka dalur nga rruga dhe është përmbysur për një shtyllë të rrymës elektrike. Nga përplasja e fuqishme, makina është ndarë në dy, njoftojne mediat.

Alil Avdiu, djali me origjinë nga Gostivari por që jetonte në Serra de Conti të Italisë, ishte në kërkim të punës por gjeti vdekjen.Ai u gjet disa metra larg vendndodhjes së aksidentit afër një druri, raportojnë mediat italiane.

Bashkëudhëtarja e tij e moshës 15 vjeçare e cila poashtu vdiq në aksident, ishte Verdes beatrice nga Gjeorgjia por  me prejardhje rumune ndërsa jetonte në Ostra të italisë. Vajza një ditë më parë kishte marrë pjesë në një sfilatë mode, ndërsa në mbrëmje kishte dal të feston me shokët por me të ardhur mëngjesi atë e gjenë vdekja.

Ndërkohë që bashkëudhëtarja tjetër, E.V. 20 vjeçare po lufton me jetën në spital. Mjekët thonë se gjasat për të shpëtuar janë shumë të vogla.

Thuhet se të rinjët kishin dalë për të bërë qejf. Pas makinës të përmbysur ndodheshin edhe dy makina tjera me mërgimtarë shqiptar nga Maqedonia. Disa nga këto sipas të gjitha gjasave kishin festuar natën e festës së muajit gusht, pastaj ishin takuar të gjithë në qendër për të shkuar të kalojnë ditën në bregdetin e afërt.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close