MuzikeVIDEOVIP

Aurela Gaçe vjen me këngë të re

Aurela Gaçe ka publikuar këngën e saj më të re të quajtur “Tranzit”. Këtë këngë ajo e ka shoqëruar edhe me një video shumë profesionale, e cila është xhiruar në ditët e fundit të shtatzënisë së saj.

Për muzikën e këngës është përkujdesur kompozitori Alban Kondi, ndërsa vargjet e i ka shkruar dr. Flori dhe vet këngëtarja Aurela Gaçe.

Këngëtarja ka pohuar për Telegrafi se “Tranzit” është pjesë e albumit të radhës, të cilin e cilëson si një projekt të rëndësishëm në karrierën e saj.

“Kënga ‘Trazit’ është pjesë e albumit tim të ri të radhës. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm në karrierën time pasi kam punuar kohë të gjatë për këtë këngë dhe po ashtu një moment i paharruar pasi pjesa më e madhe e videos është xhiruar vetëm dy ditë para lindjes së engjëllit tim”, ka pohuar Aurela për Telegrafin.

Viedoklipi i cili u xhirua në qytetin e Tiranës është realizuar nga kompania Max Production.

Aurela Gaçe – Tranzit

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close