s Femrat mbajnë mend momentet e lumtura, ndërsa meshkujt, të pakëndshmet | www.Zemra.Org

Femrat mbajnë mend momentet e lumtura, ndërsa meshkujt, të pakëndshmet

Gjatë përkujtimit meshkujt dhe femrat përdorin pjesë të ndryshme të trurit. Ato më lehtë mbajnë mend momente të lumtura derisa partnerët e tyre mbajnë mend ato të këqijat, tregon hulumtimi.

Femrat ngjarjet e pakëndshme i kujtojnë më pak se sa meshkujt, zbulon studimi i Universitetit Montreal, shkruan Daily Mail. Shkencëtarët u kanë treguar vullnetarëve fotografi prej maceve e deri te pamjet erotike, ndërsa reagimet e tyre i kanë përcjellë me monitorin EEG.

Pasi që kanë shikuar fotografitë, vullnetarët është dashur të shtypin tastin për të vërtetuar nëse tashmë e kanë parë atë fotografi. Në teste femrat ishin më keq kur ishin në pyetje pamjet e pakëndshme. Çfarëdo emocionesh pengojnë kujtesën e tyre, por efektin edhe më shumë e forcojnë ato negative, vërteton hulumtimi.

Femrat më lehtë kujtojnë momentet e lumtura, ndërsa meshkujt në mirë mbajnë mend situatat fatkeqe. Për të rikujtuar ndodhi të caktuara përdorin pjesë të ndryshme të trurit.
“Fotografitë me pamjet emocionale si të luftës errësojnë kujtesën e femrës dhe ato nuk dinë nëse i kanë parë më herët. Ato në vend të momenteve të këqija, më mirë i mbajnë mend të mirat, ndërsa për meshkujt është e kundërta”, thekson udhëheqësi i studimit, Mare Lavoie.

Kur përkujtojnë momentet e bukura tek femrat aktivizohet hemisfera e djathtë e trurit, ndërsa te meshkujt e majta. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë që shikimi i gjërave varet nga gjinia, shton ai.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.