Sport

Barca turpëron Real Madridin

Përfundon takimi midis Barcelonës dhe Realit të Madridit ku Barcelona ka shkatërruar Realin 5-0. Dy gola të shpejtë të Xavit në minutën e 10 dhe Pedro në minutën e 19 kanë hedhur Knock Out Realin e Mourinhos I cili nuk ka rregjistruar asnjë moment të mirë në këtë sfidë.

Në pjesën e dytë katalanasit shënojnë edhe 2 gola të tjerë, në minutat 54 dhe 58 me të njëjtin autor, David Villa dhe lojtarët e Realit luten që kjo sfidë të mbarojë sa më shpejt.

Në minutën e 92 i riu i sapofutur Jeffren shënon dhe golin e pestë duke e bërë këtë sfidë të mrekullueshme nga njëra anë dhe qesahrake nga ana tjetër ku Mourinho të paktën e ka mbajtur fjalën kur tha se kjo ndeshje do të kënaqë publikun. Barcelona i ka kënaqur të gjithë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close