s BDI me ulje historike të rejtingut vetëm 5.8%, opozita shqiptare diskriminohet në lista! | www.Zemra.Org

BDI me ulje historike të rejtingut vetëm 5.8%, opozita shqiptare diskriminohet në lista!

Agjensioni për hulumtim të opinionit publik “Brima Gallup” ka bërë matjen e  rejtingjeve të partive politike në Republikën e Maqedonisë.

Në lista vërehet që ka “përjashtuar” nga konkurimi partitë opozitare shqiptare, ndërsa ka matur rejtingun vetëm të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Jo rastësisht, këtë agjension e cilësojnë sit ë afërt me partinë qeverisëse maqedonase VMRO-DPMNE, ku për koincidencë kanë favorizuar vetëm 2 partitë shqiptare, ato që i ndjejnë më të afërta për interesat maqedonase.

rejtingu

Në pyetjen se cila parti politike ka program më të mirë për të ardhmen e vendit, 38.8% janë përgjigjur për VMRO-DPMNE-në, 18.7% kanë preferuar LSDM-në, 5.8% BDI-në, ndërsa vetëm 2.5% PDSH-në, derisa 34.2% janë përgjigjur se asnjëra nga partitë e cilësuara nuk meriton mbështetje dhe kërkojnë alternativa të reja.

Sipas këtyre shifrave, rezulton që partia shqiptare në pushtet BDI-ja pëson rënie të lirë të rejtingut, duke u përgjysmuar në krahasim me vitet e kaluara. Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2014, BDI kishte grumbulluar 153.000 vota apo 12.8%. Ndërsa gjatë vitit të kaluar agjensionet e nxirnin BDI-në, në nivel 8.0%-8.5%. Ndërsa anketa e IRI-t që u bë në Dhjetor të vitit 2015, nxori BDI-në në 6.5%, por kjo nuk është dyshemeja. Anketa e sotëshme (8 Qershor 2016) e realizuar nga “Brima Gallup”, nxjer BDI-në me 5.8%, apo 67.500 vota.

Kjo do të thotë se BDI-ja nga viti 2014, kur tuboi 153.000, ka humbur plot 85.500 vota

Dy muaj më herët, në Prill 2016 anketa e realizuar nga Institutit për Demokraci kishte hulumtuar se cili lider është më i urryeri mes votuesve në RM. Kjo anketë rezultoi që 73% e shqiptarëve kanë mendim negativ për Liderin e BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa në listë pason kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për të cilin 52% e qytetarëve maqedonas kanë mendim negativ.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.