KosovaLajmePolitika

Beogradi heq dorë nga zgjedhjet në Kosovë?!

Beogradi heq dorë nga organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, sepse rreziku i sigurisë për mbajtjen e tyre, pa mbështetjen e UNMIK-ut dhe të komunitetit ndërkombëtar, është i madh, shkruajnë mediat serbe duke u thirrur në burime brenda qeverisë.

Sipas gazetës “Novosti”, pa mbështetjen logjistike të UNMIK-ut, është i pamundur organizimi i zgjedhjeve në jug të lumit Ibër.

Sipas të njëjtit burim, ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë se autoritetet e Beogradit janë në kontakt me UNMIK-un dhe EULEX-in për të mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“UNMIK-u na e ka bërë me dije se ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Organizimi i tyre është në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet, por duhet marrë parasysh edhe situatën specifike në terren”, ka thënë Bogdanovic, transmeton REL.

Vazhdimësinë e pushtetit vendor në komunat në veri, sipas gazetës “Novosti”, Beogradi do ta sigurojë me drejtori të përkohshme.

Ditë më parë, misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, i është përgjigjur negativisht kërkesës së Beogradit për organizimin e zgjedhjeve të tij lokale në Kosovë, duke theksuar si arsye rrethanat në terren.

Institucionet e Kosovës, ashtu si dhe autoritetet ndërkombëtare, kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button