KosovaLajme

Lirohen punëtorët e MPB të Serbisë

Pesë serbët e arrestuar në rajonin e Gjilanit, më 25 shkurt të këtij viti, janë lëshuar sot në liri, ka njoftuar e ashtuquajtura ministri për Kosovën, njoftojnë mediat e Beogradit.

Ky burim nuk ka dhënë informacione të tjera, por vetëm ka shtuar se të burgosurit tani janë në rrugë për në shtëpi, transmeton Zemra.Org.

Katër punëtorë të MPB-së së Serbisë dhe një ofiqar janë arrestuar për shkak të shkeljes së rendit dhe të ligjit në Kosovë

Të arrestuarit janë Zlatko Denic dhe Goran Matropazovic nga Pasjani, Nikola Trajkovic nga Parteshi dhe Dragan Stojkovic nga Budriga, të cilët kanë punuar për dhënien e pasaportave në të ashtuquajturën drejtori policore të Gjilanit me seli në Vranje. Me ta ishte edhe ofiqari Mladen Dimitrijevic nga Pasjani.

Të arrestuarve më 25 shkurt u ishte caktuar paraburgimi 30 ditë. Pas skadimit të këtij afati, ata u dënuan edhe me një muaj burg.

Sot, para afatit, ata u liruan, ndërsa hetimet kundër tyre po vazhdojnë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close