MMASport

Berat Jakupi, për të katërtën herë kampion i Ballkanit

Sot në Larnaka të Qipros përfundoi kampionati ballkanik për fëmijë, kadetë, juniorë dhe juniorë të rinj deri më 21 vjeç në kata,  kumite individuale dhe ekipore.

Reprezentuesi i Maqedonisë dhe anëtar i KK Fati nga Gostivari, Berat Jakupi për të katërtën herë është stolisur me titullin kampion ballkanik në kategorinë deri më 21 vjec (-78kg). Në finale ai mposhti garuesin grek me rezultat 10:1.

Karateistja strugane, Drenushe Merko e zuri vendin e dytë, duke humbur në finale nga një serbe me 2-1, po në kategorinë deri më 21 vjeç, (+60kg).

Talenti i shkëlqyeshëm, Doan Osmani në kategorinë 1998 (-55kg) e fitoi vendin e tretë, sikurse Shaban Murtishi në kategorinë e juniorëve (-55kg), i cili tregoi luftëra shumë të mira, duke dëshmuar se është kandidat për medalje në kampionatin botëror në Malajzi.

Vendin e tretë e zuri edhe Usame Bajrami në kategorinë 2000 (-35kg), pastaj Azra Curi kategoria 1999 (-45kg), të gjitha këto në luftë individuale.

Juniorja Besa Leshi (-53kg) e zuri vendin e tretë, sikurse Resul Kapllani për të rinj deri më 21 vjec (-78kg). Udhëheqës i ekspeditës së Maqedonisë në Qipro është Besnik Murati. Lajm falënderon zëvendëstrajnerin e Maqedonisë në karate, Arlind Huseini dhe trajnerin tjetër, Alim Hajredini për informacionet e freskëta nga Qiproja.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close