Interesante

Binjaket bëhen nënë në një ditë

Indianapolis, Binjaket Charron dhe Chardee Hampton janë rritur dhe kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre së bashku.

Por fati ka dashur që të dyja të përjetojnë edhe në të njëjtën kohë ndjesinë e të qenurit nënë.

Të dyja kanë lindur vetëm dy orë larg nga njëra-tjetra në të njëjtën spital. “Dhimbjet e lindjes na filluar pothuajse në të njëjtën kohë – ka thënë për mediat vendase që kanë pasqyruar lajmin Chardee, 22 vjeçe – edhe pse motra ime pritej të lindte 2 javë më vonë. Nëna ime ishte shumë e ngazëllyer”.

Por ngjashmëritë nuk mbarojnë këtu, foshnjat janë vajza dhe të dyja janë 21 cm të gjata.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close