Sport

Chelsea deklasoi Bolton-in

Skuadra e Carlo Ancelottit dal nga dal, ka filluar t’i kthehet formës së vjetër, pas një serie negative prej dy muajsh, ku nga 10 ndeshje ka shënuar vetëm 2 fitore.
Chelsea në kuadër të javës së 24-të të Premier Leagues angleze, ka shënuar fitore të lartë në udhëtim ndaj Boltonit 4-0. Ancelotti nisi ndeshjen pa mesfushorin kryesor Lampard, për shkak të lëndimit por si duket mos prezenca e tij nuk ndikoj shumë pasi Chelsea po thuajse gjatë 90-të minutave kontrolloi ndeshjen.

Golin e epërsisë e shënoi Drogba, me një gjuajtje nga largësia në minutën e 11-të të ndeshjes. Malouda shënon për 2-0, 4 minuta para se të përfundoi pjesa e parë. Edhe pjesa e dytë nisi nën shenjë të Chelseat. Nuk vonoi shumë mes një rrëmuje në zonën e Boltonit, Anelka, gjendet më së miri shënon për 3-0. Golin e fundit të ndeshjes e realizo mesfushori Ramires. Chelsea pas kësaj ndeshje ka përmirësuar sadopak pozitën, pasi aktualisht gjendet në vendin e 4-të, me 4 pikë më pak se Manchester City, qe mban pozitën e dytë

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close