FutbollSport

Derbi i takon Lacios

Skuadra e Lacios ka arritur ta përmbysë avantazhin e Romës nga pjesa e parë, për ta fituar me rezultat 2-1 derbin e kryeqytetit italian që u zhvillua të dielën mbrëma në Stadio Olimpico.

Roma krijoi epërsi të hershme me anë të Pablo Osvaldos, i cili u asistua nga Miralem Pjanic për të realizuar golin e avantazhit për Giallorossët (5’).

Në vazhdim Lacio zhvilloi lojë më të mirë, mirëpo gjysma e parë përfundoi me epërsinë e Romës që ishte mysafir në këtë ndeshje.

Në minutat e para të pjesës së dytë, Cristian Brocchi u ndalua brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga Simon Kjaer, i cili u përjashtua me karton të kuq dhe ua dhuroi Biancocelestëve një penalti.

Përgjegjësinë nga pika e bardhë e mori Hernanes dhe u tregua i saktë për ta nivelizuar ndeshjen (51’).

Me epërsinë numerike në fushë, Lazio ishte skuadër më e rrezikshme duke krijuar raste, mirëpo e kishte të vështirë të vinte deri te goli i fitores.

Heroi i Giallorossëve rezultoi transferi i sivjetmë, Miroslav Klose, i cili në minutat shtesë (90’+3) realizoi golin e fitores pas asistimit të Matuzalem.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close