s Sulmohen dy shqiptare ne sheshin e Shkupit | www.Zemra.Org

Sulmohen dy shqiptare ne sheshin e Shkupit

Shkup, 29 shkurt – Një grup tifozësh maqedonas të nisur për në ndeshjen basketbollistike mes dy klube maqedonase, kanë sulmuar dy persona të përkatësisë shqiptare.

Fillimisht tifozët gjatë parakalimit të tyre në sheshin e Shkupit kanë brohoritur parulla antishqiptare si “Shqiptarë, shqiptarë, Shqiptarë të vdekur”, dhe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.

Gjatë kalimit të grupit prej mbi 150 huliganë të cilët vazhdimisht brohorisnin, ata ishin të shoqëruar prej rreth 15 policë. Për një moment disa prej tyre sulmuan dy kalimtarë të rastit, por menjëherë reagoi policia dhe arriti të ndalojë huliganët të cilët vazhdonin edhe më tej të godasin ndaj kalimtarëve.

Sipas burimeve jo zyrtare të portalit Zhurnal, por edhe të kalimtarëve të rastit, dy personat e sulmuar kanë qenë shqiptarë. Policia ka arrestuar dy prej të përfshirëve në incident.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, ka thënë se nuk mund të japë asnjë informatë pa u bërë hetimi i incidentit.Incidenti i këtillë pason një ditë pas vrasjes së dy qytetarëve shqiptarë të Gostivarit nga një polic maqedonas.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.