LajmePolitika

Dua Lipa i reagon këngëtares serbe pasi tha se “Kosova dhe Metohija është Serbi”

Dua Lipa ka reaguar pas përgjigjes së këngëtares serbe ndaj saj, sa i përket vendosjes së Kosovës në hartën e Apple.

Lipa ka shpërndarë një foto të Ismajl Qemajlit dhe Isa Boletinit me simbolin e një shqiponje dhe një mbishkrim AUTOCHTONOUS.

Në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar kuptimin e fjalës AUTOCHTONOUS, ku thuhet se “më mirë autoktonë sesa të ardhur si migrantë ose kolonistë”.

Ndërsa, sot këngëtarja serbe, Kija Kockar i ka reaguar këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila iu bashkua kampanjës protestuese ndaj kompanisë Apple, që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur në Apple Maps.

Dua Lipa i kërkoi përgjigje Apple se pse Kosova dhe Palestina nuk janë të vendosura në hartën e Apple Maps.

“Apple na jepni përgjigje!!! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”, kishte shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërsa këngëtarja serbe, Kija Kockar i reagoi Dua Lipës duke i thënë të qëndrojë në “korsinë e saj”.

“Dua Lipa, Kosova dhe Metohija është Serbi. Kjo është përgjigjja nga Apple. Ju nuk duhet të përhapni urrejtje mes njerëzve, pasi keni një platformë të madhe sociale. Qëndroni në korsinë tuaj, ka shkruar ajo.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button