BotaKronika e ZezeLajme

Dy shqiptarë vriten në Itali

Dy të vdekur dhe një i plagosur, është bilanci i një konflikti me armë i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vigevano (Pavia). Viktimat janë të dy shtetas me origjinë shqiptare.

Ata janë të moshës 35 dhe 36 vjeçe, ndërsa emrat nuk bëhen ende të ditur. Sipas agjencisë Ansa, të dy shqiptarët janë vrarë me breshëri plumbash që vinin nga një automatik i tipit kallashnikov. Personi i plagosur është rreth të 30-ave, por nuk dihet nëse është apo jo shqiptar

Dinamika e ekzekutimit dhe lloji i armës së përdorur ngre dyshimet tek policia italiane se mund të bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandash rivale shqiptare. Kjo hipotezë mbështetet edhe nga fakti se tre muaj më parë një tjetër i ri shqiptar u ekzekutua me pistoletë në një lokal në Vigevano.

Policia po vazhdon hetimet edhe për këtë vrasje të dyfishtë dhe për një lidhje të mundshme mes vrasjeve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button