Lajme

Arrestohen redaktorët e dy portaleve në Mal të Zi

Policia e Podgoricë, ka arrestuar dy redaktorët kryesor të portaleve nga Mali i Zi, “Borba” dhe “IN4C”, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shkaktim të panikut dhe trazirave”.

Ata ngarkohen se dje kanë shkaktuar panik në opinion duke publikuar lajme të rrejshme lidhur me ngjarjet në “Vila Gorica”, në Podgoricë, pa i vërtetuar paraprakisht informacionet.

“Vila Gorica”, në Podgoricë, shfrytëzohet për pranimin e mysafirëve të lartë dhe delegacioneve të huaja nga ana e presidentit Millo Gjukanoviq dhe Qeverisë. Pasditen e djeshme në këtë vilë është ndezur një kuti kryqëzimi, por defekti shpejtë është rregulluar.

Ndryshe, në tekstet e tyre “Borba” dhe “IN4C”, publikuan se në “Vila Gorica”, ka pasur shpërthim dhe se në drejtim të vendngjarjes janë nisur ekipe të zjarrfikësve dhe të policisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button