Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Ekspertët e mjekësisë: Nazimja në “shok psikologjik të rënduar”

Nazime Visha, 18- vjeçarja që ekzekutoi Fiqiri Muçën, të cilin e akuzonte për përdhunim dhe abuzime seksual për katër vite me radhë, nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë dhe nuk ka kryer abort.

Vajza ndaj së cilës rëndon akuza e vrasjes së babait të pesë fëmijëve, ka kryer marrëdhënie seksuale që në moshë të hershme. Të paktën në këtë konkluzion kanë arritur ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët e ekzaminuan të dyshuarën për ekzekutimin e Muçës, mbi bazën e një urdhri prokurorie, njofton BalkanWeb.

Nazime Visha ka arritur në ambientet e IML-së rreth orës 09:00 të mëngjesit të së hënës ku për afro një orë e gjysmë u është nënshtruar një sërë ekzaminimeve të hollësishme nga specialistët. Në mesditë, ekspertët kanë hartuar dhe raportin e tyre, që do t’ia paraqesin prokurorisë së Tiranës, e cila po heton për zbardhjen e motiveve të krimit të rëndë.

Nazimja, pretendon se e ekzekutoi kunatin e motrës së saj, për shkak se e kishte përdhunuar kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe për katër vite me radhë, e ka abuzuar seksualisht.

Ekspertët e IML-së kanë dalë në konkluzionin se vajza ka kryer marrëdhënie seksuale në moshë të vogël, rreth 14-15 vjeç, por për shkak të kalimit të një afati të gjatë kohor, nuk është konstatuar nëse marrëdhëniet janë kryer normalisht, apo me dhunë, sikurse pretendon.

Sa i përket dyshimeve të forta të organit të akuzës, se vajza kishte abortuar një fëmijë, çka sipas hetuesve kishte çuar në përplasjen e fortë të saj me Fiqiri Muçën dhe krisjen e marrëdhënieve mes tyre, janë hedhur të gjitha poshtë.

Ekspertët e Mjekësisë Ligjore shprehen se Nazime Visha, jo vetëm që nuk është shtatzënë, por nuk ka qenë ndonjëherë shtatzënë, e për rrjedhojë nuk ka kryer as ndonjë abort. Gjithashtu, ekspertët kanë arritur në konkluzionin se vajza ndodhet në “shok psikologjik të rënduar”. Raporti i detajuar do t’i bashkëngjitet dosjes hetimore, pasi deri në mesin e këtij muaji, prokuroria duhet të sigurojë prova të forta për fajësinë e Nazime Vishës në krim, si dhe të verifikojë pretendimet e të dyja palëve, si të të dyshuarës, ashtu dhe familjarëve të viktimës.

Fiqiri Muça u qëllua për vdekje mbrëmjen e 13 gushtit 2012 në Krrabë të Tiranës, para shtëpisë së xhaxhait të Nazime Vishës, e cila mori përsipër autorësinë e krimit. E reja deklaroi se e qëlloi për vdekje kunatin e motrës, pasi e kishte përdhunuar dhe abuzuar seksualisht, madje atë natë kishte shkuar ta merrte me qëllimin për ta trafikuar.

Nazime Visha u tregoi hetuesve dhe për marrjen peng në maj të 2012-ës, nga Fiqiriu, i cili sipas saj e “burgosi” në malet e Bulqizës e Burrelit për 12 ditë, e më pas e detyroi të tërhiqej nga denoncimi dhe të deklaronte sikur kishte ikur me dëshirën e saj.

Familjarët e viktimës kanë hedhur dyshime për autorësinë e vrasjes, duke u shprehur se nuk është Nazimja që qëlloi mbi Fiqiriun, por pjesëtarë të tjerë të familjes Visha.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close