FutbollSport

Cristiano Ronaldo ka kërkuar të largohet

Cristiano Ronaldo ia ka bërë të ditur presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, se dëshiron të largohet.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Ronaldo është takuar me Florentinon të shtunën në mbrëmje dhe e ka informuar atë se është i pakënaqur dhe se dëshiron të shitet.

Dje, pavarësisht se shënoi dy herë në fitoren ndaj Granadas, Ronaldo ka tronditur klubin pasi deklaroi se ishte “i dëshpëruar” dhe se kjo ishte si pasojë e problemeve të tij në jetën profesionale, dhe jo personale.

Raportohet se ish-lojtari i Manchester United është përplasur me shumë lojtarë në dhomën e veshjeve, përfshirë Marcelo dhe Fabio Coentrao.

Megjithatë, po ashtu mendohet se Ronaldo ka nevojë për një fillim të freskët për të arritur potencialin e tij dhe është i zemëruar nga dështimi i javës së kaluar, kur çmimi Lojtari Evropian i Vitit shkoi në duar të yllit të Barcelonës, Andres Iniesta.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button