DashuriaEdukata Seksuale

Ekspertet zbulojnë cila është koha më e mirë për seks

Jeni adhuruese e jetës së natës apo jeni herake?

Me siguri në këto bazohen edhe shprehitë tuaja seksuale, ndërkaq ekspertja e seksit, Tammy Nelson, për portalin MindBodyGreen ka shpjeguar cilat janë përfitimet e seksit të mëngjesit, të pasdites dhe të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.

Seksi i mëngjesit

“Niveli i testosteroneve natyrshëm është më i lartë në trupin e mashkullit në mëngjes, prandaj meshkujt kanë ereksion mëngjesi”, shpjegon Nelson.

“Ndërkaq për ato të cilat zgjohen herët kjo është mënyra e shkëlqyeshme që ta fillojnë ditën”, shton ajo.

Me këtë pajtohet edhe seksologia Gigi Engle.

“Kombliku në mëngjes nuk kontraktohet nga stresi, ndërsa pulsi është më i ulët, gjë që mund të ndihmojë në arritjen e kënaqësisë. Natyrisht, ky rast nuk do të jetë për të gjitha, mirëpo ia vlen të provohet, thotë ajo.

Seksi i pasdites

Seksi i pasdites është opsion i mirë për ata njerëz të cilët dinë që do të jenë të lodhur deri në fund të ditës.

“Të gjesh kohën kur jeni të dy të çlodhur, mund të gjeni një kohë për veten dhe kur nuk do t’ju pengojë puna dhe familja n do të ishte ideale”, thotë Nelson, mirëpo thotë që natyrisht kjo është shumë më lehtë të këshillohet se të bëhet.

Seksi i mbrëmjes

“Pas sesionit seksual dhe orgazmës truri juaj liron një koktej hormonesh të lumturisë, si p.sh. serotoninën dhe oksitocinën”, thotë Gigi Engle.

“Oksitocina rrit dashurinë dhe lidhjen midis partnerëve, ndërkaq lirimi i këtij hormoni para gjumi do t’ju lërë ndjenja pozitive ndaj partnerit tuaj – të cilat pastaj i fusni në botën e ëndrrave (në vetëdijen tuaj), thotë ajo.

Seksi i mbrëmjes mund të jetë i mirë edhe për shkak që jep diçka që mundeni të jeni të gëzuar gjatë gjithë ditës.

Përfundimi?

“Koha më e mirë e ditës për seks është ajo kohë e ditës kur ju e dëshironi seksin”, përfundon Nelson.

Ajo është diçka që duhet ta zbuloni me partnerin, ndërkaq zbulimi i periudhave kur të dy më së shumti kënaqeni në seks mundet gjithsesi të avancojë lidhjen tuaj.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button