VIP

‘Ezeli’ ndahet nga e dashura, i fiksuar pas ‘Shehrazades’

Kenan Imirzalioglu dhe Berguzar KorelEdhe pse është përfolur se i famshmi Kenan Imirzalioglu (i njohur për rolet e Ezel dhe Mehmet Kosovali) do të martohet me aktoren dhe modelen, Ozge Akbulut, të cilën e ka tradhtuar në secilin moment të mundshëm, aktori turk përfundimisht e ka ndërprerë lidhjen, ndërsa shkak i kësaj ndarjeje thuhet të jetë e bukura Berguzar Korel (e njohur për rolin e Shehrazades).

Kur produksioni i njohur “Ay Yapim” i ofroi Kenanit rolin kryesor te seriali “Karaday”, aktori nuk është menduar aspak për ta pranuar, ndërsa nuk e ka ditur se para kamerave do t’i duhet të bëjë dashuri. Kur me kalimin e kohës i kanë treguar se i kanë gjetur dhe partneren kryesore për serialin dhe ajo është bashkëshortja e Halit Ergenc (aktori qe luan sulltan Sulejmanin), ‘Ezeli’ ka qenë shumë i lumtur, jo vetëm për faktin se Berguzar është një nga aktoret më të njohura në Turqi, por edhe për shkak se ai çmendet pas sharmit të saj.

Aktorja e famshme aq shumë e ka joshur aktorin sharmant, saqë të gjithë kanë menduar se aktori do të lërë kokën pas saj, derisa ajo do të ndihet në siklet.

“Berguzar është një grua e martuar dhe nuk dihet si do të reagojë në veprimet e Kenanit, disa herë është munduar që gjërat t’i marrë si me shaka për shkak të bashkëshortit të saj Halitit, por Kenani nuk dorëzohet. Gjithmonë i jep komplimente dhe e fton për kafe ose drekë”, theksojnë për mediat turke pjesëtarë të ekipit të xhirimit, duke shtuar se Shehrazadja në shumë raste ka refuzuar insistimet e Kenanit.

“Gjithmonë gjen shkaqe për t’i ikur takimit me të, kur ai e fton për kafe ose darka, i thotë se ka lënë takime me bashkëshortin për të shkuar diku. Me të vërtetë është shumë e sjellshme ndaj tij, nuk dëshiron të shkaktojë tensione, por pikëpyetja është se deri kur do të zgjasë kjo”, tregojnë më tej burimet, ndërsa transmeton Panorama Plus.

Nga burime afër aktores Berguzar, mediat turke kanë mësuar se ajo nuk dëshiron aventurë me Kenanin.

“Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se ajo është e martuar dhe s’mund të ketë asnjë shans në këtë drejtim, si duket ai është shumë i dashuruar”, kështu ka treguar për mediat atje një aktor tjetër, ndërsa shton se prindërit e Kenanit janë çmendur kur kanë dëgjuar se djali i tyre ka ndërprerë lidhjen me Ozgen.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button