FutbollSport

Fabregas: Do të dominojmë edhe në vitet e ardhshme

Cesc Fabregas mendon se skuadra aktuale e Spanjës do të mund të grumbullojë edhe tituj të tjerë ndërkombëtarë në të ardhmen.

Pas triumfit ndaj Italisë në finale të Kampionatit Evropian, Furia e Kuqe u bë kombëtarja e parë që ka fituar tre tituj të njëpasnjëshëm brenda katër vitesh (Euro 2008, KB 2010 dhe Euro 2012).

“Të gjithë kanë menduar se do të merrnim fund pas Kupës së Botës, sepse patëm fituar Evropian dhe Kupën e Botës”.

“Menduan se ne do të jemi më të lehtë, por ja ku jemi sërish në Kampionatin Evropian përsëri si fitues, dhe arritëm titullin e tretë. Askush nuk e ka bërë këtë më parë në futboll, prandaj jemi krenarë për këtë”.

“Shumica jemi në moshë ndërmjet 23 dhe 25 vjeç. Është vërtet diçka e madhe të performosh në nivel të lartë në këtë moshë”, ka deklaruar Cesc.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close