Sport

Ferhan Hasani: Do ta fitojmë Napredokun

Sulmuesi i Shkëndijës, Ferhan Hasani thotë se skuadra e tij do t’i kthehet fitores në ndeshjen kundër Napredokut nga Kërçova, që zhvillohet në kuadër të javës së fundit të javës së 20-të të elitës së futbollit vendor. Sipas tij barazimi me Skopjen nuk ka lënë pasoja, përkundrazi do të jetë një motiv shtesë, pasi ata treguan karakterë të fortë, duke iu shmangur humbjes.

“Kësmet do të fitojmë. Nuk besoj se Napredoku mund të na shkaktoj telashe, edhe pse në futboll gjithçka është e mundur. Skopje ka qenë një mësim për ne, prandaj në këtë takim do të hyjmë me seriozitetin më të madh për të siguruar fitoren që në pjesën e parë”, tha Hasani, lojtari më i mirë i Shkëndijës.

Kundër kërçovarëve në pikëpyetje është vetëm mbrojtësi, Sedat Berisha, i cili mund të zgjedh se në cilën ndeshje do të pushoj. Ndeshja mes Shkëndijës dhe Napedokut zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim nga ora 14:00.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button