Festa e familjes Mustafi nga Gostivari

Familja Mustafi kishte festë të dyfishtë të hënën. Shkodrani, djali i tyre, debutoi në Kampionat Botëror për Gjermaninë.

22 vjeçari është njeri me fat. Fillimisht ai u la jashtë listës definitive, por e mori ftesën nga përzgjedhësi Joachim Loew mrekullisht dhe pa pritur e pa kujtuar e gjeti veten në Botëror.

Sikur të mos mjaftonte kjo. Qendërmbrojtësi shqiptar nga Maqedonia nuk e kishte menduar asnjëherë që do të luante ndaj Portugalisë.

mustafi

Por, një lëndim në gju i mbrojtësit Mats Hummels bëri që futbollisti i Sampdorias të futet në lojë në minutën e 73-të dhe të bëhet shqiptari i parë që luan për Gjermaninë në një eveniment aq të rëndësishëm.

Pasi portugezët ishin me një lojtar më pak, ish-futbollisti i Evertonit nuk pati shumë punë, pasi Ronaldo me shokët e mbetur në fushë ishin të parrezikshëm.

 

Debutimi i Shkodranit, si një ëndërr

Kur djali i tij, Shkodrani, hyri në lojë në ndeshjen e zhvilluar në Salvador, babai i tij, Kujtimi, po e përcillte ndeshjen në shtëpi, përpara televizorit, së bashku me familjen e tij në Maqedoni.

Mustafit i kishte vdekur gjyshi, 88 vjeç, të enjten e kaluar, ndërsa pas funeralit, babai i futbollistit ishte kthyer në shtëpi i mërzitur. Mirëpo, djali i tij, Shkodrani, ishte ai që ia riktheu gëzimin në fytyrën e tij.

“Mendoja se isha duke ëndërruar. Familjarët më thonë se ky është një realitet, por unë nuk mund të besoj”, ka thënë Mustafi sendor, i cili është ekspert i futbollit.

Sigurisht, për të luajtur, Mustafit iu nevojit fatkeqësia e tjetrit. Megjithatë, babai i futbollistit nuk i është gëzuar lëndimit të Hummels.

“Shpresoj se nuk është lënduar rëndë, në mënyrë që Botërori të përfundojë për të”, vijoi Kujtim Mustafi.

Ky i fundit nuk ishte befasuar kur e pa Shkodranin të futej në lojë, pasi nuk kishte shumë zgjidhje për trajnerin Loew, duke e pasur parasysh se qendërmbrojtësit tjerë ishin në fushë.

“E parashikova se do të hynte ose Shkodrani ose Matthias Ginter”, përfundoi babai i futbollistit.

Kujtimi nuk habitet nëse në ndeshjet e ardhshme, Mustafi do të luajë nga minuta e parë për Gjermaninë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , ,

Comments are closed.