LajmeMaqedoniaPolitika

Fillim i mbrapsht i regjistrimit

Me mjaft probleme të pazgjidhura, të shtunën përfundimisht do të nisë procesi i  regjistrimit të popullsisë. Pas një mbledhjeje maratonë, Qeveria solli vendim për të nis me regjistrimin në datën e paraparë me Ligj, ndërkaq, që nënkryetari I Komisioni Shtetëror për Regjistrim, Abdulmenaf Bexheti, dhe anëtari i Komisionit Fauzi Skenderi të cilët dhanë dorëheqje një ditë para nisjes së procesit do të zëvendësohen me persona të tjerë. Drejtoresha e Entit Shtetëror të Statistikave Bllagica Novkovska tha procesi I regjistrimit nuk do të anulohet por do të fillojë në kohën e parashikuar, të nesër në orën 08:00. “Ishit dëshmitarë të ndarjes së materialeve dhe të gjithë instruktorët shtetëror  jesëmarrës në aktivitetet regjistruese sot ishin në Entin e Statistikave ndërsa dy ditët e kaluara ishin në ter ren. Ata morën sot materialet e nevojshme të cilat gjatë pasdites do të shpërndahen në të gjitha rajonet regjistruese ndërsa deri në fund të ditës duhet të  ërmbyllen edhe aktivitetet e tjera të rëndësishme, ndarja e materialit, ekipeve regjistruese pasi të shtunën në ora 8.00 fillon regjistrimi i popullatës në Maqedoni”, tha Novkovska. Edhe pse udhëheqësia e Entit pretendon se gjithçka është gati, në disa rajone akoma ka mungesë regjistruesish dhe instruktorësh. Dorëheqja e nënkryetarit të Komisionit, Abdulmenaf Bexheti është komentuar edhe nga tre liderët e partive politike shqiptare. Në ndërkohë që kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti e ka falënderuar atë për punën që ka bërë deri më tani në Komision, Për liderët e opozitës shqiptare, Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani, dorëheqja është akt i përgjegjësisë së Bexhetit. “Është një sjellje e përgjegjshme e atyre njerëzve, më në fund më vjen mirë që ata e kanë kuptuar trikun elementar të Ali Ahmetit prej 2001. Ai i shtinë njerëzit në zjarr dhe i djeg dhe nuk merr përgjegjësi politike, se ai ju tha dje atyre mos bëni ju politikë, ju jeni krejt njerëz që s’keni tru. të komplikohet sigurisht situata, por këtë politikë të këtillë nën shtruese të BDI-së, vështirë që dikush do të arrijë që ta pengojë. Besoj se popullata shqiptare herëve tjera nuk do tua jep vullnetin politik kaq lehtë atyre”, Kombëtare (RDK), Rufi Osmani vlerëson se bien në ujë te gjitha deklaratat e deritashme te funksionarëve të BDI-së, se përgatitjet për procesin e regjistrimit shkojnë konform dispozitave ligjore dhe se do të respektohen standardet .

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close