Teknologji

Yahoo Phone, muajin e ardhshëm

Së shpejti, tregu japonez do ta ketë një telefon të mençur, i cili do të quhet Yahoo Phone.

Për disa, ky lajm mund të duket i çuditshëm, mirëpo duke marrë parasysh që Yahoo është motori më i madh i kërkimit në këtë vend, një informacion i tillë nuk është për mos tu besuar.

Për më shumë, operatori i tretë më i madh në Japoni, SoftBank, i cili e ofron telefonin e mençur mobil me emrin e Yahoo’së, është edhe aksionari më i madh i motorit të kërkimit në këtë treg, dhe lansimi i telefonit të mençur ka shumë kuptim.

Yahoo Phone do të prodhohet nga Sharp, ndërsa vjen si një model i riemëruar i telefonit “AQUOS PHONE THE PREMIUM SoftBank 009SH”.

Modeli i telefonit që mban emrin e Yahoo, bazohet në Android 2.3, ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, rezolucion QHD, kamerë me 8MP, Bluetooth 3.0, IEEE 802.11 b/g/n Wi-Fi, portin për mikro SD kartelë, tuner digjital për TV, funksionin për kuletë elektronike dhe jo vetëm.

SoftBank do të fillojë shitjen e Yahoo Phone gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa ende nuk dihet se kur do të shpërndahet edhe në vendet tjera të botës, përveç Japonisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button